Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Granata e gjetur te vendpunishtja e Xhamisë së Madhe, e kohës së Luftës së Dytë Botërore

Dje në lagjen ‘Dardania’ në Prishtinë punëtorët që kanë qenë duke kryer punime kanë hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

Sipas raportit policor njësiti për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit të llojit M45, e cila ishte e luftës së dytë botërore.

Në raport thuhet se pasi ky mjet ishte mbetje e luftës së dytë botërore, me vendim të prokurorit nuk është hapur rast.

Dje KALLXO.com ka raportuar për gjetjen e një mjeti shpërthyes në vendin ku ka filluar ndërtimi i Xhamisë së Madhe në lagjen ‘Dardania’.

 

Mjet shpërthyes në vendin ku po ndërtohet xhamia e madhe