FOTO ILUSTRIM

Graçanicë, vidhen 15 mijë euro dhe ari në vlerë 2 mijë e 500 euro

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Graçanicë.

Policia ka sqaruar se ankuesi burrë kosovar/serb ka raportuar se persona të panjohur i kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij.

Sipas policisë, viktima ka raportuar se i kanë vjedhur një shumë prej 15 mijë eurove dhe stoli ari vlera e të cilave ka qenë 2 mijë e 500 euro.

Policia ka thënë se rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante.