Ilustrim

Graçanicë, derisa punonte arën has në granatë dore

Një person gjatë ditës së djeshme derisa ishte duke punuar arën e tij në Graçanicë ka hasur në një granatë dorë.

Ai këtë rast e ka paraqitur në polici rreth orës 15:45 dhe parulla policore ka lokalizuar dhe siguruar vendin e ngjarjes, kurse njësiti i “EOD” nga FSK-ja, ka identifikuar mjetin, granatë dore M75, me ç’ rast e kanë tërhequr në mënyrë të sigurt nga vendi i ngjarjes.

Nuk është raportuar për të lënduar.