Ilustrim

Graçanicë, arrestohet për ngacmim seksual

Një person është arrestuar dy ditë më parë në Graçanicë për sulm seksual.

Policia ka sqaruar se i dyshuari ka ngacmuar seksualisht dy gra/vajza të komunitetit serb.

Në lidhje me rastin është intervistuar i dyshuari dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.