Ilustrim

Graçanicë, arrestohet burri për sulm fizik ndaj gruas së tij

Një i dyshuar është arrestuar, pasi siç njofton Policia i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Rasti sipas policisë ka ndodhur në Graçanicë, dhe se i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Serb për shkak se në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën grua K-Serbe duke i shkaktuar lëndime trupore. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.