I akuzuari Adem Grabovci dhe të tjerët ne Gjykate per rastin 'Pronto' 15 nentor 2018
Grabovci për Pronton: Aspak se ndjej veten fajtor - VIDEO
I akuzuari Adem Grabovci, Besim Beqaj dhe të akuzuarit tjerë janë deklaruar të pafajshëm para Gjykatës Themelore në Prishtinë në rastin e njohur si afera ‘pronto’.
“Aspak se ndjej veten fajtor” u deklaruar Grabovci para gjykatësit Shasivar Hoti. Edhe më i shkurtë ishte i akuzuari tjetër Besim Beqaj, i cili u deklarua “Absolutisht i pafajshëm”.
Gjatë këtij shqyrtimi fillestar aktakuza nuk u lexua fare, një praktikë kjo jo e zakonshme gjyqësore.
Të akuzuarit dhe avokatët kërkuan që të mos lexohet aktakuza, përkundër faktit se prokurorja speciale Drita Hajdari kërkoi që ta lexoj aktakuzën.
Gjykatësi Shasivar Hoti deklaroi se me pajtimin e të akuzuarve, aktakuza konsiderohet si e lexuar.
KALLXO.com pati raportuar se në prill të këtij viti, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ngriti aktakuzë në rastin e quajtur “Pronto”.
Në këtë çështje penale janë të akuzuar njëmbëdhjetë persona me funksione të larta zyrtare.
Adem Grabovci, Besim Beqaj, Zenun Pajaziti, Arbenita Pajaziti, Ilhami Gashi, Njazi Kryeziu, Fatmir Shurdhaj, Sedat Gashi, Ismet Neziraj, Xhavit Dakaj, Rexhë Abazi, janë të akuzuarit e Prokurorisë Speciale.
Ata akuzohen për kryerjen e veprës penale – shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës.
Sipas aktakuzës, këta persona kanë keqpërdorur pozitat zyrtare duke bashkëpunuar në mes vete dhe duke u dhënë privilegje dhe përparësi në mënyrë të kundërligjshme personave të cilët kanë konkurruar në funksione të rëndësishme.
Në aktakuzë trajtohet çështja penale e punësimeve dhe ndarjes së posteve, të bazuara në përkatësinë partiake dhe raporte personale.
https://kallxo.com/adem-grabovci-dhe-te-akuzuarit-e-tjere-ne-rastin-pronto-deklarohen-rreth-fajesise/
Dosja ‘Pronto’: Si i dështoi montimi i zgjedhjes së kryeshefit të Agjencisë për Produkte Medicinale?
https://kallxo.com/grabovci-mungon-ne-seancen-e-pare-per-rastin-pronto/
…