Grabovci Hesht për Përgjimet

Florent Latifaj, avokati i Adem Grabovcit, pasi deputeti i PDK-së përfundoi intervistimin në prokurori, tregoi për mediet se si shkoi ky intervistim.

“Adem Grabovci u është përgjigjur pyetjeve të prokurorisë, por ka heshtur me udhëzimin tim kur është pyetur rreth përgjimeve,” tha Latifaj.

Vetë Adem Grabovci tha se do t’i përgjigjet çdo ftese nga prokuroria.

“Jam i gatshëm çdoherë me dhanë kontributin tim për me u pastru dhe me dalë e vërteta në shesh,” tha Grabovci.

grabovci2

11:14

Ka përfunduar në këto momente intervistimi i Adem Grabovcit në Prokurorinë Speciale.

Intervistimi që ishte paraparë të ndodhte prej orës 10:00 deri në 12:00 është kryer më herët.

grabovci1

10:13

Deputeti i PDK-së Adem Grabovci sapo ka hyrë në ndërtesën e Prokurorisë Speciale.

Adem Grabovci është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale.

Ai është ftuar nga kjo prokurori për intervistim pas publikimit të bisedave të përgjuara në Insajderi gjatë gushtit dhe fillimit të shtatorit.

Lajmin se Grabovci do të intervistohet e bëri të ditur dje për KALLXO.com zëdhënësja në Institucionin e Prokurorit të Shtetit LIridona Kozmaqi.

Edhe Florent Latifaj, avokati i Grabovcit e njoftoi dje gjykatën se nuk do të jetë i pranishëm në gjykimin e zyrtarëve të ish-Ministrisë së Transportit ku mbron Nexhat Krasniqin, ngase do të jetë me Grabovcin në intervistim.

Adem Grabovci po hetohet nën dyshimet për shpërdorim detyre dhe për shkelje të statusit të barabartë të qytetarëve të Kosovës.

http://kallxo.com/nisin-hetimet-ndaj-adem-grabovcit/