Grabovci dhe Reçica Mbledhin Nënshkrimet për Presidentin

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci dhe deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, nuk e kanë pasur përqendrimin fare në pikat e rendit të ditës që po diskutohen sot në seancën e Kuvendit.

Me një listë emrash në dorë, Grabovci dhe Reçica janë marrë më shumë me diskutime me kolegët tjerë.

Elmi Reçica konfirmoi për KALLXO.com lista që qarkullonte te deputetët përmban kërkesën për mbajtjen e një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës dhe për kandidaturën e Hashim Thaçit për Presidnet të Kosovës.

KALLXO.com ka xhiruar angazhimin e Grabovcit dhe Reçicës gjatë seancës për të marrë nënshkrimet e deputetëve tjerë.