Grabitjet dhe rritja e krimit, policia armatoset me 'kallashnikovë'

Zyrtarë policorë janë pajisur me armë të gjata të cilët do t’u nevojiten për kontrolle dhe patrullime.

Në një video të publikuar, shihen se si zyrtarët policorë po mbajnë trajnime sa i përket përdorimit të armëve të gjata.

Zëdhënësi i Policisë në Drejtorinë e Përgjithshme, Baki Kelani tregon se cili është plani i policisë me këto pajisje.

“Fillimisht zyrtarët policor janë trajnuar për posedim të armëve të gjata dhe tanimë zyrtarë policor në disa stacione policore do të kenë armë të gjata gjatë patrullimit të tyre”, tha Kelani.

Ai shtoi se pajisja me armë të gjata do të vazhdoj nëpër të gjitha stacionet policore.

Armët të cilat do të përdoren nga policia janë G-36.

Këto armë janë automatike. Ky lloj i armës përdoret edhe nga polici speciale të vendeve të tjera të botës.