Foto Ilustrim: Vjedhje

Grabitje në Fushë Kosovë

Sipas policisë  viktima ka njoftuar se dy persona të dyshuar të panjohur, me maska kanë hapur me forcë derën e shtëpisë dhe nën kërcënimin e shkopinjve të drurit ia kanë grabitur çantën me dokumente personale, 1000 euro si dhe një zinxhir ari.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Abdullah Kullashi” në Fushë Kosovë.

Nuk raportohet për të lënduar. Njësitet e hetuesisë pas një pune operative kanë identifikuar dhe kanë arrestuar të dyshuarin. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet për 48 orë në qendrën e mbajtjes.