Ilustrim

Grabitje me armë në një hotel në Pejë

Një rast grabitje dhe përdorim i armës ka ndodhur në qytetin e Pejës, të dielën rreth orës 06:15.

Policia e Kosovës njofton se viktima ka raportuar se një person i dyshuar i panjohur me përdorim force nga pjesa e pasme ka depërtuar në lokalin e viktimës hotelier dhe ka vjedhur një portofol me 20 euro para.

Por, sipas PK-së, pasi ishte vërejtur nga viktima i dyshuari gjatë ikjes ka shtënë me armë zjarri.

Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një gëzhojë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Papa Kelmendi”.