Grabitje e armatosur në Prishtinë

Grabiten punëtorët që po depononin paratë në një filiale banke në Prishtinë.

Zëdhënësja për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti ka thënë për KALLXO.com se sot rreth orës 20:00 ka ndodhur një grabitje e armatosur në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.

“Derisa punëtorët e një kompanie kanë qenë duke deponuar paratë në filialin e një banke, të njëjtit dyshohet se janë grabitur nga persona të armatosur”, ka thënë Ahmeti për KALLXO.com.

Tutje zëdhënësja ka deklaruar se Policia e Kosovës tashmë ka nisur një hetim lidhur me këtë rast dhe se janë duke punuar për identifikimin e të dyshuarve.