Filiali i "Western Union"-it i grabitur sot - Foto: KALLXO.com

Grabitet një Filial i ‘Western Union’-it në Prishtinë

Persona të panjohur kanë grabitur filialin e “Western Unionit” në Bregun e Diellit.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.

Zëdhënësi i Policisë tha se rreth orës 09:30 kanë pranuar informatë për një grabitje në rr. “Gazmend Zajmi”, respektivisht në një nga filialet “Western Union”.

Borovci tha për KALLXO.com se sipas informacioneve të para dyshohet që 3 persona kanë qenë pjesëmarrës në këtë grabitje. Ata, sipas tij, kanë ikur në drejtim të panjohur.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme si dhe ka filluar hetimet lidhur me rastin”, ka thënë zëdhënësi i Policisë.

KALLXO.com kishte raportuar edhe për grabitjen e filialit të “Western Union”-it në “Rrugën B” në kryeqytet.

http://kallxo.com/grabitet-dega-e-western-union/

Grabitja ka ndodhur më 7 nëntor.

Cak i grabitjes ka qenë edhe një filial i kësaj agjencie të transferimit të parave në Prizren.

http://kallxo.com/polici-civil-plagos-grabitesin-e-dyshuar-te-western-union/

Por, aty, grabitësit e dyshuar u përballën me plumbat e një polici të veshur në rroba civile, i cili kishte qëlluar rastësisht aty.