Vendi ku ka ndodhur sonte grabitja - Foto: KALLXO.com

Grabitet Dega e ‘Western Union’

Dega e “Western Union” në “Rrugën B” në Prishtinë ka qenë cak i grabitjes sonte.

KALLXO.com nga burime të sigurta merr vesh se dega e “Western Union” është grabitur nga persona të maskuar dhe të armatosur.

Një qytetar ka dërguar në KALLXO.com fotografi nga vendi i ngjarjes.

Sipas fotografive shihen pjesëtarët e Policisë duke u marrë me rastin.

Pak më herët KALLXO.com raportoi për kapjen e një të dyshuari në flagrancë duke grabitur.

http://kallxo.com/kapet-ne-flagrance-duke-grabitur-ne-rrugen-b/

Por, zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti-Haziraj, përveç që konfirmoi rastin e grabitjes tha se nuk ka të arrestuar për këtë ngjarje.