Grabiten 800 euro te sheshi në Prizren

Katër të mitur janë arrestuar nga policia për vjedhje.

Sipas raportit ditor të policisë, javën e kaluar të dyshuarit e mitur kanë përdorur forcën dhe me mjete të forta një burri i kishin grabitur 800 euro.

Në mesin e të arrestuarve janë tre djem dhe një vajzë.

Të gjithë të dyshuarit, pas intervistimit në prezencë të prindërve dhe avokatëve, në konsultim me prokurorin, janë dërguar në mbajtje.