Gra e Burra të Fjalës

Krypometri nuk merret vetëm me rrenat e zyrtarëve e bartësve të institucioneve. Në krypometër kanë hyrë edhe ata zyrtarë që e kanë mbajtur fjalën, ani pse numri i tyre është krahasimisht i vogël me ata të cilët janë kapur në rrenë.

Krypometri ka publikuar 9 raste të zyrtarëve të cilët i kanë mbajtur fjalët dhe e kanë përfunduar premtimin e dhënë.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci është bërë dy herë pjesë e zyrtarëve që e mbajnë fjalën.

Në të dyja rastet, Lladrovci e ka mbajtur fjalën sa i përket emërimit të grave në pozitat e drejtorive komunale.

Fillimisht, në fillim të 2017, ku pas zgjedhjeve të parakohshme komunale në Drenas, Lladrovci në emisionin Jeta në Kosovë kishte premtuar se do t’i emërojë së paku 3 ose 4 drejtoresha. Në fakt, ai e kishte ngritur këtë numër, duke emëruar 5 drejtoresha dhe 5 drejtorë burra, duket vendosur standard të ri në politikë.

Lladrovci të njëjtin premtim e kishte mbajtur edhe në zgjedhjet e fundit lokale.

Ai kishte premtuar se do ta vazhdojë udhëheqjen e Komunës me gjysmën e drejtorive të udhëhequra nga gratë. Kështu edhe ka vepruar, përsëri në Drenas gjysma e drejtorive udhëhiqen nga gratë.

Shembulli i Lladrovcit për Barazinë Gjinore

Një mbajtje e fjalës e kësaj natyre kishte ndodhur edhe në qytetin e Kamenicës.

Kryetari i ri, Qëndron Kastrati kishte deklaruar se synon që të këtë më shumë drejtori që udhëhiqen nga gratë se sa nga burra.

Pas zgjedhjes, Kastrati e kishte mbajtur këtë premtim. Kamenica është komuna e vetme në të cilën më shumë ka drejtori të udhëhequra nga gratë se sa nga burrat.

Qëndron Ajo që Qëndroni Premtoi

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj kishte mbajtur premtimin kur kishte thënë në emisionin Jeta në Kosovë se do të ndërprerë përdorimin e thëngjillit në dy çerdhe në Prishtinë.

Ajo e kishte mbajtur fjalën dhe e kishte ndërprerë përdorimin e thëngjillit duke i furnizuar këto dy çerdhe me dru.

Fjala e Mbajtur për Zëvendësimin e Qymyrit

Fjalën e kishte mbajtur edhe kolegu i Reshitajt në Qeveri, Valdrin Lluka. Ai kishte dhënë një datë të caktuar se kur do ta bëjë publik kontratën për ndërtimin e Termocentralit ‘Kosova e Re’. Publikimi ishte vonuar dhe krypometri kishte vlerësuar si rrenë mos-publikimin e kontratave me kohë. Por, ministrit Lluka i kishte publikuar kontratat komerciale të Kosovës se re duke dhënë edhe sqarime për vonesën e publikimit.

Premtimi i Thyer për Publikimin e Kontratave për Termocentralin e Ri

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu ka pasur mundësi të jetë pjesë e Qeverisë, mirëpo ai nuk e kishte thyer premtimin e tij. Pas zgjedhjeve të përgjithshme të qershorit, Aleanca Kosova e Re, pjesë e së cilës ishte edhe Sejdiu kishin deklaruar se nuk do t’i bashkohen koalicionit PAN për të krijuar Qeverinë. Mirëpo në fund, ata kishin vendosur që ta votojnë Qeverinë Haradinaj duke thyer kështu premtimin e dhënë. E këtë rrugë nuk e kishte ndjekur edhe nënkryetari i atëhershëm i partisë, Korab Sejdiu. Ai kishte votuar kundër Qeverisë Haradinaj dhe kishte dhënë dorëheqje nga pozitat e tij në parti.

Fjala e Mbajtur nga Korab Sejdiu

Për saktësi në numrimin e zv.ministrave ishte vlerësuar edhe Isa Mustafa, ish-kryeministri i Kosovës.