Gollopeni ekspozon në Galerinë DADA

Të dielën e ardhshme në Galerinë DADA në Prishtinë hapet ekspozita “Mbijetesa” me punimet e piktorit Refki Gollopeni.

Ekspozita do të hapet më 30 qershor 20019, në ora 19:00, dhe është  kuruar nga  Skënder Boshtrakaj. Ndërsa për 10 ditë do të qëndrojë e hapur në këtë galeri.

Në ekspozitë, ndryshe përshkruhet rrugëtimi i demit, që sipas kuratorit Skënder Boshtraka, ky rrugëtim  në pikturën e Refki Gallopenit, nga një rrëfim personal i mbijetesës, është kthyer në imazh estetik të forcës, stabilitetit dhe qëndrueshmërisë.

Demi, shtoi Boshtrakaj, me aftësitë e tij të mbijetesës, është një qenie shumë e përcaktuar! Asgjë nuk mund të ndikojë qe një dem të ndalet nga drejtimi i tij.

“Arti ekspresionist i Gallopenit përpiqet të përçon emocione dhe kuptim, me shumë sesa përshkrime të realitet përmes figuracionit”, shkruan ndër të tjerash Boshtrakaj për pikturat e Gollopenit.