Foto-Ilustrim

Goditet Banda e Kokainës, Arrestohen Shqiptarë e Italianë

Dy shqiptarë kanë përfunduar në pranga në Itali pas një operacioni blic që përfundoi me sekuestrimin e 77 kilogramëve kokainë në Portin e Xhenovës, nga ku do të shpërndahej më pas në vende të tjera europiane.

Besnik Dauti, 38 vjeç, dhe Artur Mahmutaj, 37 vjeç, dyshohet të jenë krerët e bandës së narkotrafikut të shkatërruar nga autoritetet italiane.

Prapa hekurave ka përfunduar edhe bashkëpunëtori i shqiptarëve, Carmelo Rao, i cili ishte edhe personi i ngarkuar me transportimin e drogës.

Por ata kishin edhe një person që i ndihmonte në port, punonjësin 45-vjeçar Massimo Rocca, I ndaluar nga “Guardia di Finanza” pasi u tradhtua, ashtu si pjesa tjetër e grupit, nga përgjimi i bisedave, raporton Vizionplus.

Ishin pikërisht përgjimet ato që çuan në zbulimin dhe dokumentimin e të gjithë aktivitetit kriminal të bandës.

Në periudhën e viteve 2014-2016, tri operacione të “Guardia di Finanza”-s, të koordinuara nga Drejtoria Rajonale e Antimafias, kishin vërtetuar rekrutimin e punonjësve te portit nga bosët kalabrezë.

Droga arrinte vlerën e me shume se 3 milion eurove nëse do të hidhej në treg. /21Media