Foto: Ilustrim

Goditen Këmbësorët në Prishtinë e Fushë-Kosovë

Dy këmbësorë kanë pësuar lëndime trupore pasi janë goditur nga veturat.

Njëri aksident ka ndodhur në rr. “Tirana”, në Prishtinë, dje rreth orës 00:20.

Një ngasës i panjohur gjersa ishte duke lëvizur me veturë ka goditur këmbësorin mashkull dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Njësitë policore janë duke hetuar rastin.

Një aksident tjetër ku sërish e ka pësuar këmbësori ka ndodhur në fshatin Bresje të Fushë-Kosovës dje rreth orës 17:00.

Sipas raportit të Policisë, një mashkull gjersa ishte duke drejtuar veturën e tij ka goditur këmbësorin mashkull.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Me urdhër të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.