Foto: Ilustrim
Godet Policin me Motoçikletë
28.3.2017 - 21:32
Policia ka arrestuar dje pasdite në rr. “Remzi Ademi”, në Prizren, një të dyshuar, i cili e kishte goditur me motoçikletë zyrtarin policor.
Sipas raportit të përditshëm të Policisë, i dyshuari përveç që nuk ka respektuar urdhrin e zyrtarit policor për t’u ndalur me motoçikletë e godet atë, me ç’rast i shkakton lëndime trupore.
Polici i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Këtë rast, Policia po e trajton si sulm ndaj personit zyrtar.