Foto: Ilustrim

Godet me veturë një person, largohet nga vendi i ngjarjes

Një person është arrestuar në Ferizaj mbrëmjen e kaluar.

Sipas policisë, i dyshuari kishte goditur me veturë një person tjetër dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa më pas ishte arrestuar.

Si pasojë e goditjes, viktima ka  pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje, ndërsa vetura i është  sekuestruar përkohësisht.

Rasti sipas policisë është duke u hetuar.