Foto: Ilustrim

Godet biçiklistin me veturë dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Në një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Malishevë të komunës së Gjilanit, raportohet se një i dyshuar i panjohur duke lëvizur me veturë, ka goditur një biçiklist.

Policia e Kosovës njofton se i dyshuari pas aksidentit është larguar në drejtim të panjohur.

Nga ky aksident viktima ka pësuar lëndime trupore.

I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë.