Gjysmë milioni Euro për 17 Shkurt, 'i paarsyeshëm'

Qeverisë së Kosovës nën drejtimin e kryeministrit, Ramush Haradinaj për nder të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka ndarë 500 mijë euro.

Ky gjymsë milioni euro u ndanë nga kategoria e rezervave. Njohësit e ekonomisë këtë shpenzim e konsideojnë si të paarsyeshëm dhe se kjo shumë nuk është e përballueshme për buxhetin e Kosovës.

Ekonomisti Besnik Krasniqi, në një intervistë për portalin rtv21.tv tha se Kosova nuk duhet t’i lejojë vetës një komoditet të tillë duke theksuar se ndarja e 500 mijë eurove për kremtimin e pavarësisë është shumë marramendëse.

“Ndarja e gjysmë milion eurove për kremtim të Pavarësisë është totalisht e paarsyeshme. Zakonisht janë ndar 50-70 mijë euro në vitet e kaluara. Edhe ashtu logjika qeverisëse ka degraduar, dhe se duhet të fokusohet në shpenzime produktive”, u shpreh Krasniqi për rtv21.tv.

Profesori i Ekonomisë, Besnik Krasniqi tha se buxheti i Kosovës është i kufizuar dhe duhet e shpenzohet në mënyrë racionale. Të njëjtin mendim ka edhe ekonomisti, Safet Merovci i cili këtë shumë e konsideroi si të paarsyeshme.

“Manifestimet e çfardo lloji s’kanë nevojë të jenë tepër të kushtueshme. Aq me pak të jenë gati 9-10 fish më të shtrenjta”, tha Mervoci për rtv21.tv.

Ai tutje u shpreh se qytetarët e Kosovës janë të arsimuar dhe kanë parë botën, e siç tha ai nuk impresionihen shumë nga “paradat e shfaqjet gramutoze, tepër të shtrenjta”.

“Mjafton të jenë të kënaqur me cilësinë e jetës, cilësinë e ajrit, lëvizjen e lirë e shkollim cilësor! Paradave ex-komuniste u ka dale fala”, tha Merovci tutje në një intervistë për portalin rtv21.tv.

Me rastin e 11 vjetorit të shtetësisë, me moton “Kosova, nder dhe detyrë” organizohen aktivitete të ndryshme. Sivjet, në 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Deklarata e Pavarësisë do të vizitojë shtatë qendrat kryesore të Republikës së Kosovës, Prishtinën, Mitrovicën, Pejën, Prizrenin, Gjilanin, Gjakovën dhe Ferizajn.

Ndërsa, sipas agjendës, manifestimi për shënimin e 11 vjetorit të Pavarësisë do të fillojë të shunën (16 shkurt) dhe do të zgjasë deri të hënën (18 shkurt)./21Media