Një seancë e gjykimit ndaj Ardian Mehmetit, Valon Shalës, Genc Selimit, Musli Hysenit dhe Nuredin Sylejmanit. Foto: Kallxo.com

Gjyqtari në trajnim, dështon gjykimi për terrorizëm

Trajnimi jashtë vendit i gjyqtarit Agim Kuçi ka ndikuar që gjykimi për terrorizëm të dështoj të mbahet siç ishte planifikuar sot.

Valon Shala, Ardian Mehmeti, Genc Selimi, Nuredin Sylejmani dhe Musli Hyseni akuzohen për vepra penale që lidhen me terrorizëm.

Ata akuzohen për organizimin dhe drejtimin e një grupi terrorist, pjesëmarrjen në grup terrorist, përgatitjen e veprave penale terroriste, prodhimin e paligjshëm të materialeve shpërthyese, posedimin e paligjshëm të armëve dhe të eksplozivëve, nxitjen e urrejtjes fetare, sulmin e rëndë në territorin e Kosovës, si dhe kryerjen e terrorizmit brenda territorit të Sirisë.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për këtë proces gjyqësor.

LINK