Pamje nga një seancë e gjykimit të rastit të vrasjes në lokalin “Bon Vivant” – Foto: KALLXO.com

Gjyqtari Mungon në Seancën për Vrasjen në ‘Bon Vivant’

Seanca e gjykimit të Masar Gërdovcit dhe Sherif Krasniqit, të akuzuarve në lidhje me vrasjen e Rrahman Ukës në “Bon Vivant” në Prishtinë në vitin 2014 është shtyrë, ngase trupi gjykues nuk ishte komplet.

Në këtë seancë mungoi anëtari i trupit gjykues Arben Hoti.

Seanca që nuk u zhvillua sot, u caktua më 6 shkurt.

Në Lokalin “Bon Vivant” më 13 tetor 2014 u vra Rrahman Uka që ishte roje e tij.

Rruga “Rexhep Luci” në Prishtinë ishte bllokuar vitin e kaluar, pasi u bë rikonstruksioni i vrasjes në “Bon Vivant”.

http://kallxo.com/bllokohet-rexhep-luci-ne-lidhje-vrasjen-ne-bon-vivant/

KALLXO.com ka shkruar vazhdimisht për procesin gjyqësor rreth vrasjes në “Bon Vivant”.