Gjyliqi: Vendim Rreth Vdekjes së 36-Vjeçes Nuk Kemi Dhënë, Kemi Pritur Gjyqësinë

Emisioni i fundit ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi hulumtimin për dështimin e tërë aparatit shtetëror  për të trajtuar me kohë dhe në mënyrën e duhur vdekjen 36 vjeçes Sabrie Fazliu në QKUK.

Në tërë këtë vorbull dyvjeçar askush nuk ka dhënë përgjegjësi e aq më shumë askush nuk është marrë me sanimin e situatave të ngjashme ku të tjerët mund të pësojnë.

Për shkak se prokuroria është duke u marrë me rastin tërë procedurat etike e disiplinore në Ministrinë e Shëndetësisë e Inspektoratin Shëndetësor janë bllokuar.

Si rrjedhojë në QKUK vazhdojnë të punojnë edhe ata që mund ta kenë neglizhuar rastin.

Ish-kryetari i Komisioni Etik të QKUK-së, Rexhep Gjyliqi, thotë se nuk kanë dhënë vendim rreth rastit.

“Puna nuk është kryer me dhanë vendim, vendim s’kemi dhanë pa ardhë kërkesa ose vendimi i gjyqësisë”, tha GJyliqi.

Në një raport që e ka siguruar emisioni “Drejtësia në Kosovë” thuhet qartë se Komisioni Etik i QKUK-së ia kishte bërë me dije Inspektoratit të Shëndetësisë që ata nuk merren me rase të cilat janë në domen të prokurorisë.

Intervistën e plotë të Gjyliqit dhe emisionin e plotë “Drejtësia në Kosovë” mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.