Gjykimi për Tenderin e KEK-ut në Video360

Në gjykimin për tenderin e KEK-ut të mërkurën është lexuar fjala hyrëse e prokurorisë dhe e mbrojtësve të të akuzuarve.

Në mesin e të akuzuarve në këtë rast është edhe kryetari i komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku.

Seanca e këtij gjykimi ishte e hapur vetëm 10 minuta gjatë të cilave mediet mund të merrnin pamje dhe fotografi, pa u fokusuar sipas gjykatës te fytyrat e të akuzuarve.

Në fund të seancës, avokatët e të akuzuarve kanë dhënë deklarata rreth seancës dhe aktakuzës.

Prokuroria e ngarkon Lushtakun për shtytje në një tender 6 milionësh në KEK.

Përveç Sami Lushtakut, të akuzuar janë edhe drejtori i KEK-ut, Arben Gjukaj dhe ish-kreu i Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP) Hysni Hoxha që akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjithashtu janë edhe ish-drejtori i prokurimit në KEK, Driton Pruthi dhe Azem Duraku.

http://kallxo.com/gjykimi-per-tenderin-e-kek-ut/