Gjykata në Kumanovë | Foto: RTV 21

Gjykimi për Shkeljen e 4 Vjeçit- Kërkohet Nisja nga Fillimi

Nisja nga fillimi e këtij gjykimi u kërkua për shkak se kanë kaluar 90 ditë nga seanca e fundit, e cila u mbajt 1 nëntor të vitit të kaluar.

Pala mbrojtëse e familjes Aliu kërkoi nga gjykatësja Maja Denkovska që kjo lëndë t’i merret prokurores publike Suzana Kusigierska, sipas nenit 33 të Kodit Penal për shkak të përfaqësimit jo të barabartë.

Avokati Asmir Alispahiq tha se prokurorja ka mbajtur anën e të akuzuarit Boban Iliq, duke mos e pyetur neuro-psikiatrin se a e ka bërë veprën penale me paramendim.

Për këtë kërkesë trupi gjykues aktualisht po konsultohet me dyer të mbyllura, raporton Tv21.tv

Kjo seancë vjen pas shtyrjes së seancës së 21 janarit, të cilës i parapriu edhe protesta e iniciativës qytetare ku kërkohej nga Prokuroria Republikane që lënda të mos rikualifikohet nga vrasje me paramendim në aksident trafiku me pasoja vdekjeje.

Rasti buroi si pasojë e ngjarjes tragjike të verës së dy viteve më parë në Kumanovë, ku pas një përleshjeje fizike në mes familjes Iliq dhe Aliu, i dyshuari Iliq u akuzua për shkelje për vdekje të 4 vjeçarit Almir Aliu./21Media