Ilustrim

Gjykimi për Rrugën e Ndërprerë të Emigrimit

Seanca u shty ngase mungoi i akuzuari Fadil Sulimani, ndërsa shtyrjen e mbështetën edhe prokurori Agron Uka dhe avokatët Elmi Rexhepi e Milot Spahiu.

Fadil Sulimani dhe Rrahmon Rexhepi akuzohen nga Prokuroria e Shtetit për veprën penale kontrabandim me emigrantë.

Prokuroria pretendon se në dhjetor të vitit 2014 në stacionin e autobusëve në Gjilan, me qëllim të përfitimit pasuror Sulimani e Rexhepi organizuan kontrabandimin e tani të dëmtuarve Ismajl Salihu dhe Sami Salihu drejt Serbisë.

Sipas aktakuzës Rexhepi pasi kishte kuptuar qëllimin e dy tani të dëmtuarve se ata ishin nisur për shtetet e BE-së, u kishte premtuar se do t’ua gjente një person i cili do t’i dërgonte deri në Bujanoc, ku më pas ata do të hipnin në autobusin për Suboticë.

Rexhepi pasi kishte kontaktuar me Sulimanin ishin marrë vesh që nga të dëmtuarit të kërkonin nga 70 euro për person për udhëtimin deri në Bujanoc.

Fadil Sulimani pasi ishte nisur për Serbi, ishte ndaluar nga policia kufitare te “Dheu i Bardhë” për t’u arrestuar më pas nga Policia e Kosovës.

Në fund të vitit 2014 dhe në fillim të 2015-ës nga Kosova drejt Serbisë nëpërmjet Hungarisë u larguan një valë e madhe njerëzish duke synuar emigrimin në shtetet e Bashkimit Evropian.

KALLXO.com ka shkruar edhe për gjykime tjera për kontrabandim me emigrantë.

http://kallxo.com/10-vjet-burg-per-kontrabandim-me-migrante/

http://kallxo.com/dy-vjet-burg-me-kusht-per-kontrabandim-me-migrante/