Gjykimi për krime lufte, dëshmitari rrëfen si dëgjoi britmat e viktimave në kamionin e djegur

Kadri Muharremi nga Krusha e Vogël dëshmoi kundër Darko Tasiç që po akuzohet për krime lufte, raporton KALLXO.com

Gjykimi ndaj të akuzuarit Darko Tasiç u përcoll nën masa të rrepta sigurie, me praninë e rreth 10 gardianëve dhe Policëve, ndërsa gjatë gjykimit kishte edhe momente tensioni.

U desht ndërhyrja e kryetarit të trupit gjykues Artan Sejrani, që të qetësonte situatën ndërmjet dëshmitarit Kadri Muharremi, dhe të akuzuarit Darko Tasiç.

Në gjykimin ndaj të akuzuarit Darko Tasiç, të akuzuar për Krime lufte ë Krushë të Vogël në mars të 1999, kanë vazhduar rrëfimet e tyre dëshmitarët siaps rradhës së propozuar nga ana e prokurorisë speciale.

Ditën e enjte në Gjykatën Themelore Prizren si dëshmitar i rradhës u paraqit Kadri Muharremi, nga Krusha e Vogël i cili u përgjigj në pyetjet e parashtuara nga prokurorja vendore Drita Hajdari, nga rradhët e prokurorisë speciale.

Ndërsa për të akuzuarin Darko Tasiç, të cilin deri tash e kishte mbrojtur avokat Dejan Vasiç, i njëjti do të jetë mbrojtës i dytë, përderisa të njëjtin do të vazhdojë ta mbrojë avokat Ljubomir Pantoviç, avokat nga Mitrovica.

Gjatë kohës sa po i jepte përgjegje në pyetjet e prokurores speciale Drita Hajdari, dëshmitari Kadri Muharremi ndër të tjera deklaroi ”…..me 25 mars rreth orës 05:00 të mëngjesit nga shtëpia e Darko Tasiç, Sreçko Tasiç, prej aty ka gjuajtuar në shtëpinë time me granata, me autoblinda, ndërsa nuk as as 15 metra nga shtëpia e Darko Tasiç, ku ishte stacionuar autoblinda, dhe kanë gjuajtur në shtëpinë e agjës sim Muharrem Muharremi, ndërsa me datë 25 mars i kam parë se si po digjeshin shtëpitë e Mahmut Hajdarit dhe djemëve të tij duke u djegur”.

Më tutje dëshmitari rrëfeu se ”….me datë 25 mars, mbasdite kur janë djegur shtëpitë e Hajdarëve, Darko Tasiç së bashku me vëllaun dhe babanë e tij, i kam parë duke shkuar tek shtëpia e Vuço Petkoviç, pasi që jnaë ulur aty në terrasë, kanë pirë dhe kanë festuar sikurse me pas dasëm, kanë qenë të veshur me uniforma të Policisë ”.

Ndërsa sa i përket të akuzuarit Tasiç, dëshmitari shtoi se ”…. më ka treguar vëllau i dëshmorit Sejdi Emerllahur, se Darko Tasiç me vëllanë Sveta, dhe babanë Sreçko Tasiç, e kanë marrë Sejdinë nga shtëpia dhe e kanë dërguar për ta pushkuatuar me persona tjerë ”.

Më tutje prokurorja Drita Hajdari, vazhdoi ti parashtronte pyetje e saj lidhur me ato se çka ka pa dëshmitari me datë 26 mars, raporton KALLXO.com

Dëshmitari Kadri Muharremi lidhur me datën 26 mars deklaroi se ”….në një moment gjatë një diskutimi me Sava Nikoliçin iu  drejtova me fjalët, Sava ju e keni në dorë ju mundeni me ndalë ju mundeni me kallë, ndërsa sa Sava më tha po kallet Beogradi e spo kallet Krusha”.

Kadri Muharremi më tutje gjatë rrëfimit të tij shtoi se ”… me datë 26 rreth orës 14:30, në lumin Drin, kam qenë larg rreth 100 metra, e kam parë se si Darko Tasiç së bashku me vëllaun Sveta Tasiç, i kanë vendosur mendoj që benzinë kamionit, pastaj e kanë ndezur ia kanë futur flakën, në kamion  ka pasur edhe njerëz të gjallë, edhe i kemi ndëgjuar britmat  e njerëzve, aty kanë gjuajtur edhe me të shtëna, kamioni ka qenë i mbuluar me ceradë e nuk i kam parë njerëzit brenda, ky kamion ka ngelur duke u kalluar rreth 1 ditë e gjysëm”.

Në një moment dëshmitari Kadri Muharremi  deklaroi ”…. deri në atë ditë me datat 26,27 mars 1999 kurë skisha pasur zemër dikujt me i ba diçka të keqe, por po ju bëj be atë ditë po të kisha pasur mundësi dhe të kisha pasur armatim pa i vra se kisha lanë, tu e dit se çfarë të kqija e çfarë masakre kanë ba këta napër Krushë”

Prokurorja Drita Hajdari i kërkoi dëshmitarit që përkundër shqetësimeve të tij të qetësohet dhe të mundohet që të përgjigjet në pyetjet që i parashtroen nga ajo.

Më tutje dëshmitarit Kadri Muharremi vazhdoi ti parashtroj pyetje mbrotësi i të akuzuarti Darko Tasiç avokat Ljubomir Pantoviç.

Avokati Pantoviç, pyetjet i tij kishte lidhur me momentet kur dëshmitari deklaronte se e kishte parë të akuzuarin Darko Tasip duke e djegur kamionin, dhe në 3-4 raste e ballafaqoi dëshmitarin me deklarata e tij të dhëna më parë para prokurorëve të Eulex-it.

Dëshmitari Kadri Muharremi në pyejtet e avoakti deklaroi ”…është e vërtetë që e kam parë Darko Tasiçin duke plaçkitur sa kam qenë në kamion, ndërsa kamioni ka qenë duke lëvizur jo shumë shpejt, ndërsa kamioni ku kam qenë unë nuk ka qenë tërësisht i mbuluar”.

Dëshmitari edhe kur avokati Pantoviç e ballafaqoi me deklaratat e tij të dhënë më parë, dëshmitari Kadri Muharremi theksoi se ”… unë e kam cekë edhe më herëz se kamioni ka ardhur, të cilin e ka vozitu Sveta Tasiç, ndërsa kur kanë tentuar ta shtyjnë kamionin në lumin Drin, atëher i kanë qitur benzin, Sveta Tasip ka pasur kantën dhe e ka gjuajtur, ndërsa Darko e ka dhezë traktorin për ta shtyrë kamionin, nga ky vend i ngjarjes kam qenë rreth 100 metra larg”, raporton KALLXO.com.

Për dëshmitarin pyetje kishte edhe i akuzuari Darko Tasiç, i njëjti kishte vërejtjet e tij lidhur me deklarimin e dëshmitarit, sepse i njëjti më parë ka deklaruar se ka biseduar me disa Policë para shtëpisë së tij, ndërsa tani po deklaron se nuk ka biseduar.

Kur dëshmitari Kadri Muharremi po sqaronte deklaratën e tij ndërhyri i akuziari Darko Tasiç, ndërsa dëshmitari Muharremi iu drejtua me fjalët ” kur të foli une ti shuj ”, ndërsa ndërhyri kryetari i trupit gjykues për të ndaluar diskutimet e mëtutjeshme ndërmjet dëshmitarit dhe të akuziarit.

Ndërsa derisa i akuzuari Darko Tasiç po parashtronte pyetje dëshmitarit, vetë i akuzuari Tasiç shtoi se” unë vetë e kam parë se ato gratë kanë hyrë vete me këmbët e veta në kamion pa i ndihmuar askush”.

Drita Hajdari insistoi që kjo frazë dhe ky deklarim i të akuzuarit të regjistrohet në procesverbal, me insistimin e saj deklarimi i të akuzuarit Tasiç u vendos në procesverbal, ndërsa avokati Pantoviç i sygjeroi të akuzuarit Tasiç që të mos vazhdojë me pyetje apo deklarime tjera.

Gjithashtu gjatë kohës kur i akuzuari Tasiç parashtronte pyetje i njëjti jepte edhe konstatime dhe deklarime për ngjarjen, po kryetari i trupit gjykues Artan Sejrani i tërhoqi vërejtjen disa herë që këto vërejtje dhe deklarat mund ti paraqes në kohën kur i njëjti e jep mbrojtjen e vet.

Në përfundim të orarit të ditës, trupi gjykues ndërpreu seancën për të vazhduar ditën e premte me dëshmitarë tjerë sipas rradhës së propozuar nga aktakuza e prokurorisë speciale.

Kallxo.com në vazhdimësi ka raportuar për seancat për krime lufte.

Aktakuzën e prokurorisë speciale e përfaqëson prokurorja vendore Drita Hajdari.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, Darko Tashiq  ndërmjet datave 15 dhe 26 mars 1999, në lagjen e njohur si lagjja “Hajdari”, në Krushë të Vogël të Prizrenit, në cilësinë e tij si pjesëtar i forcave rezervë të Policisë së Jugosllavisë, në bashkëkryerje me kryes të tjerë ende të papërcaktuar mori pjesë në konfiskim të pasurisë, plaçkitje, shkatërrim i paligjshëm dhe të qëllimshëm i pasurisë (djegie të shtëpive) dhe vjedhje të pasurisë.

Sipas aktakuzës e gjithë kjo nuk justifikohej me nevojat ushtarake, e që rezultoi me djegien e shtëpive, marrjen e automjeteve, makinerisë bujqësore dhe sendeve të tjera me vlerë që i përkisnin Kasum Hajdarit si dhe anëtarëve tjerë të familjes.

Me këto veprime sipas aktakuzës, Tasiç akuzohet se ka kryer veprën penale të plaçkitjes, shkatërrimit të qëllimshëm dhe sulmit të rëndë ndaj dinjitetit njerëzor.

Kallxo.com në vazhdimësi ka raportuar për seancat ndaj të akuzuarit Darko Tasiç, për krimet në Kurshë të Vogël.

 

 

https://kallxo.com/gjyqtari-ofendohet-nga-publiku-ne-gjykimin-per-krime-lufte-ne-krushe-te-vogel/

 

Kallxo.com ka raportuar edhe dëshmitë e dëshmitarëve të mëparshëm.

https://kallxo.com/deshmi-te-tmerrshme-per-masakren-e-krushes-rrefehen-ne-gjykaten-e-prizrenit/