Gjykatësi: I akuzuari Arben Bashota kërkoi të fliste me urgjencë me mua
Dy dëshmitarë janë dëgjuar në gjykimin për krim të organizuar detyrim dhe falsifikim i dokumenteve zyrtare, rast ky i kyçur për liberalizimin e vizave.
Paraprakisht, me hapjen e seancës, kryetari i trupit gjykues, Arben Hoti, para të gjithë palëve në procedurë, tregoi për një takim që zhvilloi me të akuzuarin Arben Bashota, takim ky i kërkuar nga ky i fundit.
“Më 2 korrik 2018 kryetari i trupit gjykues ka pas një komunikim me Arben Bashotën në gjykatë i cili ka thënë se është i urgjencës, paraprakisht i njëjtë ka thirrë 3-4 herë në telefon. Unë i thashë edhe atij që këtë bisedë kemi me ia bartë edhe persona tjerë, i njëjtë ka thënë ‘unë kam shumë me fol’, unë kam injoruar që keni me mbrojtjen e mbrojtjes ashtu kështu do të flasësh. Kjo është për korrektësi sepse edhe i kam thënë ta kesh parasysh se do ta njoftoj të gjitha palët. E kam sygjeruar që heren tjetër nëse dëshiron të bisedojë lirshëm le të marrë edhe mbrojtësen, prokuroren, të dëmtuarit, le ti qoj të gjithë palët dhe bisedojmë. A thua ky komunikim “eksparte” ndalohet “, tha gjyqtari Hoti.
Por, përveç për të akuzuarit, gjykatësi Hoti kishte disa fjalë edhe për avokaten e të akuzuarit Bashota, Aurora Mulhaxha.
“Le që Arbeni (i akuzuari) por edhe mbrojtësi i Arbenit (avokatja Aurora Mulhaxha) ka filluar të bëj diçka me të .. nuk po du me dyshim në qëllimin e mirë të timin, ti e di për çka kam fjalë, sa të muj kam me të mbajtur nivelin, nuk hi në spec, unë nuk di me operu në atë nivel, më mundni me thashetheme, se nuk di unë ashtu. Kjo ishte sa për korrektësi “, shtoi Hoti.
Ndryshe bashkëshortja e të akuzuarit Osmanit, Emigrate Morina, si dhe i biri i tani të ndjerit Marko, Dragan Mitroviq, ishin dëshmitarë të radhës të ftuar në gjykatë.
Tani i ndjeri Marko Mitroviq ishte dikur i akuzuar për veprën penale të legalizimit të përmbajtjes së rreme lidhur me kontestuesin e pronës, vepër kjo për të cilën më pas ishte liruar.
Djali i tij, i cili dëshmoi në seancë, tha se në tokën kontestuese ka punuar babai dhe disa familjarë të tjerë para se të bëhej lufta, por që pas luftës ajo tokë kishte kaluar në pronësi të KBI-Dobreva.
“Në kohën kur ka filluar procesi, kanë ardhur disa njerëz të quajtur Nasuf, Shaban, kanë ardhur në shtëpi dhe kanë sjellë një avokat me emrin Skender Dumani i cili i ka thënë babait se do të kthej tokën në mënyrë legale por duhet të heqësh dorë të thuash se toka nuk është toka jote, e pastaj kanë ardhë persona të ndryshëm dikund në periudhën prej 2 vjet nga 10 persona kanë ardhur çdo natë, atëherë ka ardhë edhe Arben Bashota “, deklaroi dëshmitari.
“Arben Bashota ka thënë se kjo është toka yte dhe e imja, ai më ka thënë vetëm autorizim jepma unë do të jap 50 mijë euro, ndërsa babai im ka thënë edhe 1 milion euro me mi dhonë nuk mund të jap se jam në proces në gjyq për të bëhen të ligjshme “, deklaroi tutje dëshmitare, duke theksuar se pas tij djali e ka përzënë Bashotën nga shtëpia. Ai theksoi se nuk ka pranuar “asnjë cent” nga kjo tokë.
Ndërkaq, dëshmitarja tjetër, bashkëshortja e të akuzuarit Osman Bajrami u pyet nga prokurorja e rastit, Merita Bina-Rugova, se çfarë informata ka për parcelën në fjalë.
E njëjta u përgjigj se bashkëshorti i saj është investitor në atë tokë, me fjalë të tjera, sipas saj, u ka paguar për 6 pronarë të tokës, duke u bërë aksionar.
Ajo tha se bashkëshorti i saj ka qenë e angazhuar nga Xhavit Bashota për menaxhimin e qerasë, por kurrë nuk është përkthyer toka në emrin e tij.
E pyetur nga prokurorja se pse ajo ka shkuar në këtë parcelë më 5 janar 2016 kur vetëm se ishin arrestuar të akuzuarit, e njëjta tha se ka shkuar për të marrë qeranë.
“Pasi që bashkëshorti im Osman Bajrami ka pasur për detyrë menaxhimin e qirave, mua si bashkëshorte e tij ka takuar të vazhdoj, nuk kemi qenë më herët ose më vonë, por saktë në ditën e dorëzimit dhe dorëzimi i faturave ka ndodhur prej 1 deri më 5 të çdo muaji “, deklaroi dëshmitarja.
Deri në këto pyetje erdhi pasi që në seancat e kaluara të dëmtuar në këtë çështje penale kanë pretenduar se edhe pas arrestimit të të akuzuarve, bashkëshortet e tyre kanë ardhur përsëri për të marrë qeranë që sipas gomave nuk i takon.
Në këtë rast, Arben Bashota, Osman Bajrami dhe Sylejman Bajrami, janë akuzuar për krimin e organizuar, detyrimin dhe falsifikimin e dokumenteve.
Sipas aktakuzës, të akuzuarit nga viti 2004 së bashku me Ruzhdi Shaqirin (i vrarë në gusht të vitit 2014) kanë bërë presion të vazhdueshëm ndaj të dëmtuarve Murat Tërnava, Hysen Shahini dhe Ismet Osmani që ta lirojnë pronën në sipërfaqe prej 10.12.53 hektarë që gjendet në Fushë-Kosovë, rrugës për në Prishtinë.
Ky rast është një nga rastet e synuara për liberalizimin e vizave. KALLXO.com vazhdimisht ka raportuar nga ky proces gjyqësor. Raportimet mund ta gjeni në këtë link.