Gjykata vendosi për vajzën që dyshohet se tentoi ta sulmojë cimeren me thikë

KALLXO.com ka marrë vesh se Gjykata e Prishtinës ka marrë aktvendim që ta aprovojë kërkesën e prokurores Ajshe Ferati, e cila ka kërkuar paraburgim për vajzën e cila dyshohet se gjatë natës së mbrëmshme pas një mosmarrëveshje me cimeren e saj, e ka kanosur dhe ka tentuar ta sulmojë me thikë.

Të dyshuarës i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka.

Sipas raportit të Policisë, një mosmarrëveshje mes dy cimereve raportohet të ketë ndodhur mbrëmë në Prishtinë.

https://kallxo.com/cimerja-tentoi-ta-sulmoj-cimeren-me-thike/?fbclid=IëAR2J5UghqyzXGnEfEdj1ofBkjFpëbfhy1iSyu2gZBVG9RhëpaykBzqT7mCg

Policia ka njoftuar se si pasojë e kësaj mosmarrëveshje është arrestuar njëra prej tyre për sulm dhe kanosje.

Sipas njoftimit të Policisë, e dyshuara është arrestuar pasi e njëjta ka kanosur dhe ka tentuar ta sulmojë me një thikë cimeren e saj.