Gjykata vendosi për të miturin e kthyer nga Siria

R.T i kthyer dje nga Siria do të qëndrojë në paraburgim për shkak të dyshimeve për pjesëmarrje të tij në konflikt në Siri.

Gjykata ka vendosur kështu pas kërkesës së Prokurorisë Speciale për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Bashkimi ose pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë  e huaj, formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës të paraparë”.

Katër burra u arrestuan sot menjëherë pas kthimit të tyre nga Siria nën dyshimet për veprën e njëjtë.

Ata u dërguan në Burgun e Sigurisë së Lartë.

Për të dyshuarit e tjerë, pritet që nesër të mbahet seanca për caktimin e masës së sigurisë.

Ndërkaq lidhur me vendimin e sotëm, R.T ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Mbrëmjën e kaluar 110 persona u rikthyen në Kosovë nga zonat e luftës në Siri.

Katër burra, 32 gra e 74 fëmijë perfshirë këtu 9 fëmijë që kanë humbur prinderit në luftë janë kthyer mbrëmë vonë me një aeroplan nga Turqia.

Këta janë burrat e rikthyer nga Siria