Gjykata Themelore e Mitrovicës - Foto: KALLXO.com

Gjykata Vendosi për të Dyshuarin për Vrasjen e Gruas

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka miratuar kërkesën e prokurores Zejnie Kela për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit Xh.T., i cili dyshohet të jetë autor i vrasjes së bashkëshortes së tij në Radishevë dhe plagosjes së baxhanakut dhe motrës së gruas në Runik të Skenderajt.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar prokurorja e rastit Zejnie Kela.

“Po, Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit Xh.T.”, tha Kela.

Rasti për të cilin dyshohet Xh.T. ka ndodhur të premten pasdite.

KALLXO.com raportoi dje për kërkesën e prokurores drejtuar Gjykatës për caktimin e masës së paraburgimit.

http://kallxo.com/dyshimet-e-policise-motivi-i-vrasjes-se-gruas-ne-skenderaj-nje-telefon/

Ndërsa, sot, KALLXO.com ofroi detaje nga kjo ngjarje e rëndë që ndodhi të premten pasdite në Radishevë dhe Runik të Skenderajt.