Ilustrim

Gjykata vendosi për të dyshuarin për drogë nga Studenqani i Suharekës

Gjykata Themelore e Prizrenit ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin për narkotik. Gjykata i ka caktuar masën e paraqitjes në stacion Policor të pandehurit I.G. për posedim të dy kavanozave me rreth 100 gram marihuanë.

“Gjykata  Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur lidhur me kërkesën për caktimin e paraburgimit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraqitjes në Stacionin Policor prej një muaj, ndaj të pandehurit me iniciale I.G. nga Studenqani, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale  blerja, posedimi, shpërndarja ose shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psioktrope dhe analoge”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Prizrenit.

I pandehuri me inicialet I.G. nga Studenqani dyshohet  se me datën 17.10.2018 rreth orës 20:08 minuta, në hyrje të fshatit Studenqan – Komuna e Suharekës, pa autorizim posedon me qëllim të shitjes apo shpërndarjes substanca psikotrope të dyshuara si marihuanë të cilat me ligj janë shpallur si narkotik, thuhet në njoftim.

Më tej Gjykata ka bërë të ditur se pas një kontrolli të automjetit i cili drejtohet nga i pandehuri janë gjetur dy kavanoza plastike të mbushura me substanca psikotrope të dyshuara të llojit marihuanë me peshë prej 29.1gram dhe 78.4 gram dhe një cigare e mbushur me substancë e dyshuar të llojit marihuanë me peshë prej 1.17 gram të cilinë ka tentuar ta konsumoj gjatë kontrollit, si dhe një pako me filtër (rizlla) me mbishkrim OCB.