Gjykata vendosi për drejtorin e akuzuar të QKMF-së së Gjakovës

Kujtim Zarari i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, lirohet nga akuza për shkak të mungesës së provave.

Zarari akuzohej se në qershor të vitit të kaluar, në cilësinë e drejtorit të QKMF-së, ka tejkaluar kompetencat e tij kur e ka larguar nga pozita drejtorin e Administratës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë, të dëmtuarin Musa Gjergjajn.

Gjykata gjithashtu liroi Zararin për shpenzimet e procedurës penale.

Në gjykimin e kaluar dëshmuan kolegët e tij të Qendrës Kryesore së Mjekësisë Familjare.

 

https://kallxo.com/rigjykimi-i-kujtim-zararit-deshmuan-kolget-e-tij-te-qkmf-se/

 

Ky gjykim është kryesuar nga kryetari i trupit gjykues Shaqir Zika, bashkë me anëtarët Gëzim Pozhegu dhe Diana Sina.

Për këto akuza Kujtim Zarari, para gjykatës ishte deklaruar i pafajshëm.

 

https://kallxo.com/del-para-gjyqit-ish-drejtori-i-qkmf-se-ne-gjakove/

 

Sipas aktakuzës Zarari në cilësinë e drejtorit të QKMF-së, duke tejkaluar kompetencat e tij e ka larguar nga puna drejtorin e Administratës së QKMF-së në Gjakovë, Musa Gjergjaj.

Aktakuza pretendonte se Zarari këtë vendim e ka marrë në kundërshtim me Ligjin për Shërbyes Civil të Kosovës.

I vetmi organ që mund ta largojë nga puna shefin e Administratës është kryetari i komunës, thuhej në aktakuzë.

 

https://kallxo.com/rihapet-gjykimi-ndaj-kujtim-zararit-i-dyshuar-per-zarar-ndaj-musa-gjergajt/

 

.