Gjykata vendos për të dyshuarit për vrasjen e 59 vjeçarit në Viti

Gjashtë persona do të qëndrojnë në paraburgim për një muaj, duke qenë nën hetime si të dyshuar për vrasje.

Sipas prokurorisë F. I.,  B. I.,  S. I.,  I. I.,  I. I., dhe  E. I. dyshohen se pas një mosmarrëveshje për pronë në bashkëveprim e kanë vrarë 59 vjeçarin në mënyrë mizore.

Ata dyshohet se më 2 maj e kanë goditur viktimën me mjete të forta ndërsa e kanë rrezikuar edhe jetën e bashkëshortes së tij.

Rasti ka ndodhur në fshatin Sadovinë e Qerkezëve në Viti.

Me këto veprime të pandehurit F. I.,  B. I.,  S. I.,  I. I.,  dhe  I. I., dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘’vrasje e rëndë”, ndërsa i pandehuri E. I., veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.

Palët kanë të drejtë ankese ndaj vendimit për paraburgim, në Gjykatën e Apelit.

https://kallxo.com/provat-e-prokurorise59-vjecari-vdiq-nga-stupci/