Gjykata Vendos për Grevë

Punëtorët e Gjykatës Themelore të Prishtinës do të nisin që nga sot një grevë dy-orëshe të përditshme në kërkim të kushteve më të mira të punës në Pallatin e Drejtësisë

Këtë vendim e ka marrë sot Sindikata e Judikaturës e kësaj gjykate ndërzsa thotë se iniciativës për grevë i janë bashkuar institucionet tjera të akomoduara në Pallatin e Drejtësisë si Gjykata Supreme, Gjykata e Apelit,  Prokuroria e Apelit dhe ajo Themelore.

“Gjykata Themelore në Prishtinë në mbledhjen mbajtur me 25.03.2016, ka vendosur unanimisht për ndërprerjen e punës në Pallatin e Drejtësisë, për shkak të kushteve të këqija te punës, përkatësisht  mungesë e oksigjenit, ku si  pasojë disa punëtorë kanë pasur probleme shëndetësore”, thuhet në komunikatën e sindikatës.

Greva çdo ditë do të fillojë në orën 13:00 dhe do të përfundojë në orën 15:00 ndërsa nuk përjashtohet edhe ndërprerja totale e punës në këtë ndërtesë.

“Kjo formë e protestës do të vazhdoj deri në riparimin e sistemit të ajrosjes në këtë objekt.  Nëse organet kompetente nuk marrin masa në plotësimin e kësaj kërkese, punonjësit paralajmërojnë ndërprerje totale të punën në ndërtese.

Që nga inaugurimi. Një vit më parë, Pallati i Drejtësisë është përballur me probleme të shumta të funksionimit për shkak të defekteve të brendshme.

http://kallxo.com/gjykatesja-ngujohet-ne-ashensor-te-pallatit-te-drejtesise/

http://kallxo.com/punetoret-e-gjykates-se-apelit-pezullojne-punen-shkaku-i-ashensorit/

http://kallxo.com/bien-pllaka-te-tavanit-ne-pallatin-e-drejtesise/