Anton Jupa. Foto: Kallxo.com

Gjykata Vendos për Biznesmenin Anton Jupa

Gjykata Themelore në Prizren ia ka caktuar paraburgimin prej një muaji biznesmenit Anton Jupa.

Lajmin për caktimin e paraburgimit e konfirmoi për KALLXO.com avokati i tij Meshari Selimaj.

Jupa, importuesi i mishit nga Belgjika, u arrestua dje, ndërsa kryeprokurori i Prizrenit Admir Shala të njëjtën ditë e konfirmoi ndalimin policor prej 48 orësh ndaj Jupës.

Para se Jupa të arrestohej, KALLXO.com zhvilloi një intervistë të gjatë me të.

http://kallxo.com/ekskluzive-flet-importuesi-mishit-belg/