Arkiv: Varrimi i Ermal Kamberajt

Gjykata vendos paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e Ermal Kamberit

Gjykata Themelore në Mitrovicë, ka marrë vendimin për caktimin e paraburgimit prej një muaji për të ekstraduarin nga Belgjika, shtetasin kosovar S.I, 39 vjeçar, i cili dyshohet për vrasjen e Ermal Kamberajt.

Ermal Kamberaj u vra mbrëmjen e 5 maji të vitit të kaluar, në një kafene në Mitrovicë, ndërsa sipas Gjykatës në Mitrovicës, S.I dyshohet që ka vrarë Kamberajn.

Pas kryerjes së veprës penale, 39 vjeçari ka qenë në arrati deri ditën e shtunë, kur edhe është bërë ekstradimi i tij nga Belgjika.

‘’Me veprimet e tij i  dyshuari dyshohet se ka kryer veprat penale “vrasje e rëndë” nga neni 179 paragrafi 1, pika 1.5 të KPRK, dhe “mbajtjen në pronësi, kontroll ose posedim të pa-autorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

https://kallxo.com/ekstradohet-i-shumekerkuari-per-vrasjen-e-ermal-kamberajt-ne-mitrovice/