Seanca gjyqesore ndaj tre te dyshuareve

Gjykata ua caktoi 30 ditë paraburgim tre të dyshuarve

Gjykata Themelore në Pejë, pas kërkesës së Prokurorisë ua ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, të dyshuarve Kushtrim Hysenaj, Ilir Hysenaj dhe Ilir Rakla për incidentin e së shtunës mbrëma në diskotekën “Arthurs Club” në Pejë, incident në të cilin mbetën të plagosur dy persona.

Gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë, i dyshuari Ilir Hysenaj në fjalën e tij luti gjykatën që të mos ia humbasë dasmën.

“Aman veç dasmën mos ma hupni”, deklaroj i dyshuari Ilir Hysenaj.

Gjatë ditës u mbajt seanca për caktimin e masës së paraburgimit ku u dëgjuan prokurori, mbrojtësit dhe të akuzuarit.

https://kallxo.com/i-dyshuari-e-lut-gjykatesin-mos-ma-humb-dasmen/

Kushtrim Hysenaj po dyshohet se të shtunën e 29 korrikut, në diskotekën  ‘Arthurs Club’ në Pejë, ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin Luigj Shala dhe me këtë rast ka vënë në rrezik edhe jetën e personave të tjerë. Ndërsa, Ilir Hyseni dhe Ilir Rakla dyshohen për shkak se morën pjesë në rrahje e cila rezultoi me tentim vrasje dhe lëndim të rëndë trupor.