Gjykata Themelore e Prishtinës - Foto: KALLXO.com

Gjykata tregon arsyet për paraburgimin e policit

Gjykata Themelore e Prishtinës përmes një komunikate për media ka treguar arsyet për caktimin e masës së paraburgimit ndaj policit, i cili dyshohet se abuzoi seksualisht me 16 vjeçaren nga Drenasi.

Gjykata ka konstatuar se lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore kundër të dyshuarit V.V. është përmbushur kriteri i veçantë për caktimin e masës së paraburgimit, kjo për shkak se sipas Gjykatës ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari ka kryer veprat penale të keqpërdorimit seksual duke keqpërdorë pozitën, autoritetin apo profesionin si dhe veprën penale ndërprerja e palejuar e shtatzënësisë

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë- Departamenti për Krime të Rënda për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit V.V.  për shkak të veprave penale Keqpërdorimi seksual duke keqpërdorë pozitën, autoritetin apo profesionin nga neni 239 par.1 nën paragrafi 1.3. të KPRK-së dhe veprën penale Ndërprerja e palejuar e shtatzënësisë nga neni 184 par.2 lidhur me paragrafin 1 dhe 33 të Kodit Penal Republikës së Kosovës, thuhet në komunikatën për media të dërguar nga Gjykata Themelore.

Gjykata vendimin e ka marrë duke u bazuar në rrethanat ekzistuese të cilat sipas Gjykatës tregojnë rrezikun e ikjes së të dyshuarit apo edhe të pengimit të procedurës penale.

“Gjykata ka konstatuar se lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda kundër të pandehurit V.V. është përmbushur kriteri i veçantë për caktimin e masës së paraburgimit nga neni 187 par.1 nën paragrafi 1.2 pika 1.2.1, ngase ekzistojnë rrethana të cilat tregojnë rrezikun e ikjes, pasi që tani i pandehuri akuzohet për dy vepra penale për të cilën ligjvënësi ka paraparë dënime të ashpra bazuar në rrezikshmërinë shoqërore të këtyre vepre penale, andaj ekziston rreziku që i pandehuri të fshihet apo të ik përkohësisht nga Republika e Kosovës me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale apo edhe për të penguar rrjedhën e pa ndërprerë të procedurës penale ndaj tij”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.

KALLXO.com raportoi për vendimin e Gjykatës.

https://kallxo.com/paraburgim-ndaj-policit-te-dyshuar-per-dhunim-dhe-ngacmim-seksual/

www.kallxo.com