Gjykata Supreme e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Gjykata Supreme Refuzon Ankesat e PDK-së në Prizren dhe Klinë

Përmes një njoftimi për media, Gjykata Supreme ka lajmëruar se ka marrë vendim mbi ankesat e PDK-së për komunën e Prizrenit dhe të Klinës, të cilat i ka refuzuar si të pabazuara.

“Gjykata Supreme ka vendosur sot lidhur me dy nga katër ankesat e subjekteve politike, përkatësisht lidhur me ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Prizren dhe ankesën e të njëjtit subjekt politik, dega në Klinë, të paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP)”, thuhet në njoftimin e supremes.

Gjykata Supreme më tutje në njoftim tregon se çfarë vendimi ka marrë.

Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e PDK-së, dega në Prizren, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-it.
Po ashtu, kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e PDK-së, dega në Klinë”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Supreme.

KALLXO.com merr vesh se nesër do të merren edhe dy vendimet tjera.

Para tri ditësh PZAP-i refuzoi ankesat e PDK-së për balotazhin në Prizren dhe Klinë.