Droni i ngritur nga Ballist Morina në Beograd | Foto nga : LSA

Gjykata Supreme Kroate Vendos për Ekstradimin e ‘Ballist’ Morinës

Gjykata Supreme e Kroacisë vendosi sot që shtetasi shqiptar Ismail Morina, i njohur si ‘Ballisti’ mund të ekstradohet në Serbi, ku po kërkohet për t’u përballur me akuzat për ngritjen e dronit me simbole kombëtare shqiptare gjatë një ndeshjeje ndërkombëtare të futbollit mes Serbisë e Shqipërisë, një incident që shkaktoi krizë në marrëdhëniet mes dy vendeve, raporton Balkan Insight.

Në vendimin e vet të marrë më 30 gusht, Gjykata Supreme e Kroacisë refuzoi një apel nga avokati i Morinës i cili tha se ka pasur gabime procedurale dhe se faktet rreth rastit janë shqyrtuar gabimisht.

Edhe pse Morina ka aplikuar për azil politik në Kroaci pas arrestimit të tij muaj në korrik, ekstradimi i tij eventual në Serbi varet nga nënshkrimi i një urdhri nga na a e ministrit të Drejtësisë të Kroacisë, Drazhen Bosnjakoviq.

Ndeshja e tetorit të vitit 2014, e vlefshme për kualifikimet për kampionatin europian të futbollit, qe ndërprerë në pjesën e parë ndërsa Shqipëria e kishte fituar atë ndeshje në tavolinë pas shqyrtimit të apelit të UEFA-s.