Nexhat Çoçaj

Gjykata sot vendos për Nexhat Çoçajn, akuzohet për keqpërdorim të fondit për javën e dëshmorit

Nexhat Çoçaj, Bekim Thaçi dhe Bedri Çejku sot do të paraqiten para Gjykatës së Prizren për t’u njoftuar me vendimin e trupit gjykues të përbërë nga Ajser Skenderi, Kymete Kicaj, dhe Xheladin Osmani.

Më 15 nëntor në fjalën përfundimtare prokurori i shtetit kishte deklaruar se në bazë të super-ekspertizës janë gjetur parregullsi të reja që nuk kanë qenë evidente në shqyrtimin kryesor më parë, si dhe është vërtetuar fakti se i akuzuari Nexhat Çoçaj mjetet e dedikuara për manifestimin “Java e Remzi Ademajt” i ka bartur në xhirollogari personale dhe me të njëjtat edhe ka blerë pajisje dhe produkte nga biznesi me emrin “Bogdani”, pronar i së cilës ka qenë edhe vetë Nexhat Çoçaj.

https://kallxo.com/prokurori-parate-per-javen-e-deshmorit-nexhat-cocaj-i-barti-ne-llogarine-personale/

Për këtë rast Gjykata Themelore Prizren në vitin 2016 kishte shqiptuar aktgjykim dënues për të tre të akuzuarit Nexhat Çoçaj, Bekim Thaçi, dhe Bedri Çejku, por Gjykata e Apelit më vonë e kishte kthyer rastin në rigjykim.

https://kallxo.com/nexhat-cocaj-denohet-per-javen-e-deshmorit/

Çoçaj ishte dënuar me 3 vjet burg me vendim të gjykatës për këtë çështje, ndërsa Thaçi me 14 muaj, e Çejku me 6 muaj burg, por Gjykata e Apelit rastin e kishte kthyer në rigjykim, me arsyetimin se kemi të bëjmë me dy ekspertiza të ndryshme dhe në kundërthënie me njëra-tjetrën.

https://kallxo.com/si-ndaheshin-parate-kesh-per-manifestimin-kushtuar-deshmorit-ne-prizren/

www.kallxo.com