Safete Tolaj. Foto: Kallxo.com

Gjykata sot merr vendimin për Safete Tolajn

Shpallja e aktgjykimit ndaj të akuzuarës Safete Tolaj, ish-mbikëqyrëse e Gjykatës së Deçanit, djalit të saj Fisnik Tolaj dhe të akuzuarit tjetër Granit Shehu pritet të bëhet sot në Gjykatën Themelore të Ferizajt.

Përmes një njoftimi për media, Gjykata Themelore e Ferizajt ka njoftuar se seanca pritet të vazhdoj sot me 13 korrik 2018-të duke filluar nga ora 14:00.

“Ju njoftojmë se të premten më 13 korrik 2018, duke filluar nga ora 14:00, vazhdon seanca gjyqësore me shpalljen e aktgjykimit në çështjen penale, kundër të pandehurit F.T. i akuzuar për shkak të veprës penale ushtrimi i ndikimit nga neni 431 paragrafi 1 të KPRK-së, veprës penale falsifikimi i dokumenteve nga neni 398 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së. Të pandehurës S.T. e akuzuar për shkak të veprës penale keqpërdorim i pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së dhe veprës penale marrja apo asgjësimi i vulave zyrtare ose i shkresave zyrtare nga neni 415 të KPRK-së dhe të pandehuri G.Sh i akuzuar për shkak të veprës penale ushtrimi i ndikimit nga neni 431 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Ferizajt.

Më tej në njoftim bëhet e ditur se seanca e shpalljes së aktgjykimit, është e hapur për publikun.

Të gjitha shkrimet lidhur me procesin gjyqësor ndaj Safete Tolajt mund t`i gjeni në link.

Mito nga Djali i Gjykatëses