Gjykata shpall të pafajshëm drejtorin dhe ish-drejtorin e Komunës së Gjilanit

Gjykata e Gjilanit ka shpallur aktgjykimin në rastin e drejtorit të Shërbimeve Publike në Komunën e Gjilanit, Naser Korça dhe ish-drejtorit të Urbanizmit, Valon Shefkiu.

Të dy akuzoheshin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Gjykata ka hedhur poshtë pretendimet e Prokurorisë ndaj të pandehurve, të cilët i ka shpallur të pafajshëm.

Në aktgjykimin e shpallur nga kryetari i trupit gjykues, Zyhdi Haziri, thuhet se nuk është vërtetuar se dy të akuzuarit kanë kryer veprën penale me të cilën akuzoheshin.

Korça dhe Shefkiu akuzohen për mosrrënimin e disa lokaleve në Gjilan.

https://kallxo.com/ja-per-cfare-akuzohen-dy-drejtoret-e-komunes-se-gjilanit/

KALLXO.com ka raportuar nga ky rast gjyqësor.