Foto-ilustrim

Gjykata shpall nesër aktgjykimin në rastin e shoferit të kamionit të ‘Bechtel-Enka’-s

Gjykata e Prizrenit nesër do ta shpallë verdiktin në rastin e Driton Asanit, shoferit të kamionit të kompanisë “Bechtel-Enka”, i akuzuar për veprën penale të rrezikimit të trafikut publik.

Si pasojë e veprës për të cilën akuzohet Asani mbetën të vdekur Gazmend Gashi dhe Adem Elshani.

KALLXO.com raportoi nga seancat e kaluara të këtij gjykimi.

Në seancën ku i akuzuari kishte dhënë deklaratën e tij rreth aksidentit kishte deklaruar se “ka ndodhur shpesh që të punojmë jashtë orarit të punës, ndërsa ditën kritike kur ka ndodhur aksidenti kam punuar rreth 30 orë pandërprerë”.

https://kallxo.com/shoferi-i-akuzuar-i-bechtel-enka-s-per-aksidentin-me-dy-te-vdekur-kisha-30-ore-pune-pa-pushim/

Driton Asani për Kallxo.com kishte dhënë intervistë ekskluzive për aksidentit e ndodhur, ku kishte zbuluar detaje për kushtet e punës.

“Unë e kam vozitë një kamion të madh në ‘Bechtel- Enka’, me standarde jonormale”, ka thënë Asani në intervistën për KALLXO.com.

https://kallxo.com/aksidenti-me-dy-te-vdekur-kamioni-i-bechtel-enka-s-po-qarkullonte-pa-leje/

Kallxo.com ka raportuar në detaje dhe në vazhdimësi për shqyrtimet gjyqësore të këtij rasti.

https://kallxo.com/detaje-nga-gjykimi-ndaj-driton-asanit-i-akuzuar-per-aksidentin-ku-vdiqen-dy-persona/

www.kallxo.com