Pamje nga një seancë e kaluar e gjykimit të të akuzuarve si pjesë e "Syrit të Popullit" | Foto: KALLXO.com

Gjykata merr vendim rreth kërkesës së mbrojtjes së grupit 'Syri i Popullit'

Gjykata Themelore e Prishtinës i ka refuzuar kundërshtimet ndaj provave dhe kërkesën për hedhje të aktakuzës ne rastin e njohur si “Syri i Popullit”.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi avokatja e Murat Jasharit, Fehmije Gashi-Bytyqi.

Avokatja tha se do të apelojnë vendimin.

Ky gjykim po zhvillohet në seanca të mbyllura për publikun.

Në këtë proces gjyqësor të akuzuar janë Murat Jashari, Avni Llumnica, Ragip Sallova, Sadri Ramabaja, Rexhep Topllana, Bajrush Konjusha, Sabit Berisha, Halim Halimi, Bexhet Luzha dhe Lirije Luzha.

Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj tyre më 28 shkurt.

http://kallxo.com/aktakuze-ndaj-10-te-dyshuarve-per-pjesetare-te-organizates-syrit-i-popullit/

10 të akuzuarit ngarkohen për veprat penale hakmarrje në ndihmë, dhunim, përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe hakmarrje.

Sipas prokurorisë, të akuzuarit planifikonin shkatërrimin e strukturave themelore politike, kushtetuese, ekonomike apo shoqërore të Republikës së Kosovës me sulme dhe me vrasje ndaj personaliteteve më të larta shtetërore duke filluar nga ish-funksionarët e lartë të Kosovës prej vitit 1980 deri në 1991, duke i konsideruar si tradhtarë të vendit, e po ashtu funksionarët nga viti 1999 deri në vitin 2016.

KALLXO.com e kishte siguruar aktakuzën ndaj të akuzuarve si pjesëtarë të “Syrit të Popullit”.

Sipas aktakuzës, organizata kishte grupe guerile, ndërsa kërkonte që Enver Hoxha të njihej si hero.

Murat Jasharit, njërit nga të akuzuarit e këtij grupi i është caktuar trajtimi psikiatrik.

http://kallxo.com/azem-vllasi-kerkon-932-mije-euro-nga-te-akuzuarit-e-syrit-te-popullit/

Murat Jashari e Avni Llumnica u arrestuan si të dyshuar për plagosjen e avokatit Azem Vllasi që ishte njëri nga udhëheqësit kosovarë të periudhës komuniste.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi lidhur me këtë rast.