Shpallja e Aktgjykimit ndaj Milorad Zajiq - 08.03.2019

Gjykata merr vendim për serbin e akuzuar për krime lufte - VIDEO

I akuzuari Milorad Zajiq lirohet nga aktakuza, ndërsa të dëmtuarit udhëzohen në kontest civil si dhe Zajiqit i ndërprehet arresti shtëpiak.

Arsyeja e lirimit nga akuzat e Prokurorisë Speciale sipas trupit gjykues janë deklaratat kundërthënëse të dëshmitarëve.

Milorad Zajiq akuzohej për pjesëmarrje aktive në përndjekjen e fqinjëve të tij shqiptarë në fshatin Dush të Klinës, në qershor të vitit 1998.

 

https://kallxo.com/gjykimi-per-krime-lufte-serbi-nga-klina-mohon-se-ua-dha-shtepine-paramilitareve-serb/

Sipas aktakuzës ai ishte i përfshirë në përndjekjen e fqinjëve të tij duke ofruar shtëpinë e tij si bazë për forcat e armatosura serbe duke qëlluar në drejtim të shqiptarëve.

Prokuroria Speciale e Kosovës pretendonte se më 19 Qershor 1998, Zajiqi e kishte nisur betejën kundër shqiptarëve.

Fqinjët e tij e kishin parë duke shkarkuar nga makina e tij “Zastava” armë, e në mbrëmje duke qëlluar ne drejtim të shtëpive të shqiptarëve.

Nga po këto sulme mbetën të djegur në shtëpitë e tyre tre të moshuarit Zade, Osman dhe Haradin Marmullaku. Viktima të këtyre sulmeve ishin edhe katër banorë të tjerë të vrarë, gruaja dhe vajza e të dëmtuarit, Xhemë Marmullaku dhe Ismet e Bashkim Marmullaku.

Zajiq ishte deklaruar i pafajshëm për këto akuza.

 

https://kallxo.com/i-akuzuari-per-krime-lufte-ne-kline-ndihet-i-pafajshem/

.